Site icon PORTALB

Serbia heq dorë nga Arbitrazhi për taksën e Kosovës, shkak njohja

Foto ilustrim

Beogradi nuk do të iniciojë procedurat për ta dërguar Kosovën në Arbitrazh për shkak të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por është e vendosur që të zbatoojë kundërmasa.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” këto masa tashmë janë në shqyrtim.

Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi sepse sipas burimeve të gazetës , UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës është deklaruar si – jokompetente, transmeton Klan Kosova.

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e “Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”.

Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare.

“Novosti” rreth kësaj çështjeje raporton se ka kërkuar përgjigje nga misioni i Unmikut, por se nuk kanë marrë një përgjigje.

Exit mobile version