Duraki: Jemi të vetëdijshëm për kritikat e UNESKO-s për Ohrin, nëse gjejmë ndërtime pa leje, do të reagojmë

Jemi të vetëdijshëm për të gjitha kundërshtimet që i marrim nga UNESKO dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi. Inspektorati për ambient jetësor me inspektoratet në nivel nacional dhe lokal do të dalin në terren dhe nëse konfirmohet se janë ndërtime ilegale, atëherë do të reagojmë, kështu tha Sadulla Duraki, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pasi UNESKO rekomandoi që Ohri dhe Liqeni i Ohrit të vendosen në listën e trashëgimisë së rrezikuar, transmeton Portalb.mk.

“Inspektorati për Ambient Jetësor është në bashkëpunim të ngushtë me Inspektorati ndërtimor, ju e dini se Inspektorati nuk ka ingerenca të shkatërrojë atë që është ndërtuar në mënyrë joligjore dhe se lejet për ndërtim merren nga komunat”, shtoi ai.

Ndryshe, trasetë e dy projekteve kryesore infrastrukturore për hekurudhën drejt Shqipërisë dhe për autostradën Trebenishtë – Ohër kanë kontribuar konsiderueshëm që UNESKO të rekomandojë Ohrit të regjistrohet në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore. Raporti i hartuar duhet të shqyrtohet në Sesionin 43 të Komitetit për trashëgimi kulturore botërore që do të mbahet në fund të qershorit në Baku, Azerbajxhan.

LEXO: Edhe vija hekurudhore edhe autostrada drejt Shqipërisë shkaqe për “shqetësim të madh” të UNESKO-s për Ohrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button