Site icon PORTALB

‘Rrahja në Kumanovë nuk ka të bëjë me incident ndëretnik’

(VIDEO) Kaos edhe në Kumanovë, rihen të rinjtë demolohen lokalet

(VIDEO) Kaos edhe në Kumanovë, rihen të rinjtë demolohen lokalet

Në orët e vona të mbrëmjes afër gjimnazit ‘Goce Dellçev në Kumanovë ka ndodhur një incident në kafe bar ‘Bar Kod”. Sipas deklaratës së pronarit të lokalit, janë lënduar tre maturant prej të cilëve edhe  jë vajzë. Vajza ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve në kokë, ndërsa atje mjekohen edhe dy djemtë e lënduar. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në lokal, por nuk bëhet fjalë për incident ndëretnik ashtu siç u bë e ditur në media.

“Sulmuesi ka hyrë në lokal dhe në fillim e theu laptopin, derisa jashtë ishin maturantët të cilët ishin kthyer nga një lokal tjetër ku kishin festuar. Deri më tani nuk kemi pasur problem me këtë njeri. Sigurisht është provokuar nga muzika e zëshme. Në fillim pyeti se ku është pronari, pasi që i kanë treguar se pronari nuk është këtu ai me shkop bejsbolli ka filluar të thyej gjithçka që i dilte para, kështu u lëndua edhe vajza në kokë. Këtu edhe ndodhi rrahja masive. Kjo ka ndodhur në orën 6, ndërsa policia ka mbërritur në orën 9 e gjysmë. Tre orë e gjysmë kemi pritur policinë”, thotë pronari i lokalit. 

Video nga demolimi i lokalit  “Bar Code Caffe”

 

Exit mobile version