Grupi “Bluprint” i dorëzoi zgjidhje për Propozim-ligjin për prokurori publike

Grupi “Bluprint” për reforma në jurisprudencë, si rrjet joformal i organizatave të shquara qytetare sot, i dërgoi ministres për drejtësi dokument me propozime për ndryshime të neneve 32, 34 dhe 105 nga Propozim-ligji për Prokurori publike, njofton Meta.

Siç informojnë nga grupi, në takimin me ministren Renata Deskoska javën e kaluar është arritur marrëveshje që propozimet dhe komentet e tyre për ligjin, meqë për Ministrinë për drejtësi janë pranueshme, të formulohen dhe të parashtrohen, e kjo gjë sot edhe u realizua.

“Ndryshimet e propozuara dhe komentet për nenet 32, 34 dhe 105, që kanë të bëjnë para se gjithash me kompetencat e Prokurorisë speciale publike dhe Prokurorisë themelore publike për ndjekje të veprave penale që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përkufizimin e tyre të qartë, kufizimet kohore, procedurat hetimore dhe para-hetimore për të eliminuar mundësitë për kriminalitet të lartë etj., do të sigurojnë nivel shumë më të lartë të respektimit të të drejtave fundamentale dhe parimin e sundimit të së drejtës. Në afat të gjatë kjo do të rezultojë me kthim të besimit në gjyqësorin dhe përmirësim të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve duke e përafruar shtetin drejt anëtarësisë në BE”, thonë nga grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë, si rrjet joformal i organizatave të shquara qytetare, të cilat vite me radhë angazhohen për respektimin e parimit të sundimit të së drejtës.

Bëhet fjalë për Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, Instituti për të drejtat e njeriut, Instituti për politikë evropiane, Shoqata e juristëve të ri të Maqedonisë, Qendra për hulumtime dhe analiza juridike dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button