Site icon PORTALB

Peskov: Sanksionet kundër Rusisë nuk do t’i zgjidhin problemet e Ukrainës

Dimitrij Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se sanksionet kundër Rusisë nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke komentuar mbi apelin për SHBA-të nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të forcuar sanksionet kundër Rusisë, Peskov tha se “retorika e tillë nuk është e re”.

“Kjo retorikë rreth sanksioneve kundër Rusisë nuk është e re dhe më e rëndësishmja. Kjo është retorika që nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Ukrainën të merret me problemin me juglindjen”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Peskov foli edhe për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, për të cilin tha se do të përfundojë së shpejti.

“Në përgjithësi, projekti tashmë është zbatuar dhe besohet se projekti do të përfundojë dhe do të fillojë në interes të konsumatorëve evropianë të gazit natyror”, tha ai.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” u njoftua më 18 qershor të vitit 2015, kur Shell, Gazprom i Rusisë, E.ON dhe BASF të Gjermanisë, si dhe OMV e Austrisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e projektit, i cili do të shtojë dy tubacione shtesë në projektin origjinal “Rrjedha Veriore”.

“Rrjedha Veriore 2” parashikohet të ketë një kapacitet prej 55 miliardë metër kub, i cili do të transportojë gazin nga Rusia përmes Detit Baltik në Gjermani.

Exit mobile version