Site icon PORTALB

Tetovë, aksidentohen maturantët, një i vdekur dhe disa të lënduar (FOTO)

Egzon Ceka humb jetën

Egzon Ceka humb jetën

Një maturant i Gjimnazit  ka humbur jetën dhe katër janë të lënduar rëndë pas një aksidenti që ndodhi herët në mëngjes në orën 6.30 minuta në hyrje të Tetovës afër restorantit EMKA. Portalb ishe në vend të ngjarjes pasi policia kreu ekspertizën. Ja se ku ka ndodhur aksidenti.


Egzon Ceka nga Tearca ka humbur jetën, ndërsa vajza B.I është dërguar në Spitalin Klinik në Shkup, të lënduarit A.R, L.K, S.J pasi ishin në spitalin klinik në Tetovë, janë lëshuar në mjekim shtëpiak.


Sipas dëshmitarëve vetura është rrotulluar, por ende nuk dihen arsyet se si ka ndodhur.
“Vetura e tipit Tojota me targa të Tetovës e drejtuar nga Egzon Ceka 19 vjeçar nga Tearca, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Nga ky aksident maturanti E.C ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndëruar jetë ndërsa bashkëudhëtarja B.I nga fshati Poroj poashtu me lëndime të rënda pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, mënjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit”, njoftoi Policia e Tetovës.



Prokurori publik së bashku me ekipet e SPB-së kanë bërë hetime në vendin e  ngjarjes dhe punojnë në zbardhjen e detajeve. Bëhet e ditur se viktima dhe katër të tjerët të lënduar, mbrëmë pas festës së maturës janë drejtuar për në Gostivar, ndërsa në kthim e sipër për në Tetovë pasi kanë kaluar pikën pagesore, janë aksidentuar.


Exit mobile version