Paqartësia dhe mungesa e elementit financiar në Propozim Ligjin për të drejtat e veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë, si dhe hapësira e madhe për manipulim në shqyrtimin dhe konstatimin e invaliditetit lë vend për dyshime dhe mjegullira rreth kostos finale të realizimit të këtij Ligji, nëse ai miratohet.
Me Propozim – ligjin e tashëm për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, pritet realizimi i të drejtave të veçanta dhe të drejtave sociale të pjesëtarëve të forcave të sigurimit, që do të paraqesë satisfaksion moral dhe material për vuajtjet dhe dhimbjet e pësuara nga konflikti luftarak i vitit 2001. Pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me këtë ligj u përcaktohen të drejtat e veçanta si vijojnë: 1)lirimi nga pjesëmarrja me mjete personale gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore; 2) punësimi; 3) kujdesi banesor; 4) të drejtat nga sfera e arsimit; 5) kompensim i njëhershëm me para; 6) stazhi i punës në kohëzgjatje të dyfishtë; 7) pensioni familjar; 8) pensioni më i ulët; 9) vendosja në shtëpi të pleqve; 10) shënimi i vendeve ku kanë rënë pjesëtarët e forcave të sigurimit dhe 11) mirënjohje.
Nga ana tjetër, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri potencon se nëse ky ligj miratohet, jo vetëm që do të kemi implikime financiare, por edhe diskriminim total të shqiptarëve në buxhetin shtetëror, pasi me paratë e tyre ata paguajnë branitellat.
Ajo që është diskriminuese se cilat para do të bëhet ky satisfaksion moral dhe material për vuajtjet dhe dhimbjet e pësuara nga konflikti luftarak i vitit 2001 vetëm i branitellave sigurisht edhe me parat e shqiptarëve të cilët 30% e mbushin buxhetin e shtetit” – tha Zeqiri.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk deshën të komentojnë për implikime financiare. Ata thonë se nuk do të vijë deri aty, pasi ligji nuk do të kalojë./portalb/