Site icon PORTALB

Bekteshi: Nuk është puna ime të propozoj kush do të ndërrohet me rikonstruimin

Kreshnik Bekteshi

Kreshnik Bekteshi

Nuk është puna ime të bëjë analiza dhe t’i propozojë kryeministrit kush do të ndërrohet e kush jo, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i pyetur nëse pret të përfshihet me rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë nga a e kryeministrit Zoran Zaev, transmeton MIA.

Ai në konferencën e sotme për media lidhur me thirrjet e publikuara nga Programi për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëri, i pyetur për koment, tha se nuk mbajnë vlerësimet për dështimin në resorët ekonomik duke pasur parasysh numrat dhe raportet e publikuara nga Enti për Statistikë.

“Ne si Ministri nuk jemi kompetente për politikën që zbatohet në industri, turizëm, tregti. Nëse i merrni numrat ne tashmë një vit e gjysmë kemi rritje të madhe, ndërsa në disa fusha madje edhe rritje dyshifrore”, thotë Bekteshi në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani se me rikonstruimin e Qeverisë do të përforcohen sektorët ekonomik dhe kritikat e ministrit Damjan Mançevski se kanë dështuar ministritë ekonomike.

Exit mobile version