Site icon PORTALB

LVV-ja propozoi hapat për adresimin e çështjes së gjenocidit serb

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë ka folur për çështjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë. Sami Kurteshi tha se LVV ka shumë vite që ka bërë përpjekje të vazhdueshme për adresimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes së krimeve të luftës, por sipas tij, LVV është penguar nga mazhoranca në Kuvend, në të gjitha legjislaturat, njofton Koha.net.

Ai tha se nëse LVV do të ishte në qeveri, do të themelohej me ligj një institut për hulumtimin e krimeve të luftës që do të ketë mision të përcaktuar qartë, me financa adekuate dhe do të angazhojë njerëz kompetent për këtë institut.

“Instituti duhet të jetë i përhershëm. Duhet të krijohet komision parlamentar i përhershëm që do të merrej me krimet e luftës, do të ishte hallkë lidhëse mes qeverise dhe institutit. Do të krijohet një dhomë e veçantë e përhershme në prokurori për krimet e gjenocidit, me numër të mjaftueshëm të prokurorëve, dhomë e veçantë gjyqësore brenda gjyqësorit në Kosovë. Brenda Policisë së Kosovës duhet të jetë një njësit për krimet e luftës që do të merrej me ndjekjen e atyre që kanë kryer krime të luftës dhe sjellje e tyre para drejtësisë. LVV do të bëjë një legjislacion të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave të viktimave”, tha Kurteshi.

Exit mobile version