Site icon PORTALB

Panik te banorët shqiptar të Shkupit, burrat ruajnë vatanin

Panik dhe te banorët shqiptar të Shkupit, burrat ruajnë vatanin

Panik dhe te banorët shqiptar të Shkupit, burrat ruajnë vatanin

Në lagjen Nerez të Shkupit janë mbledhur burrat dhe rrinë në fillim të kësaj lagjeje me qëllim që të parandalojnë turmën e protestuesve maqedonas të cilët si të tërbuar tentojnë të hynë në lagjet shqiptare, thonë banorër për Poralb.

Po ashtu Portalb mëson se panik ka është në fshatin Llokë, ku banorët e këtij fshati thonë se i kanë larguar gratë dhe fëmijët nga shtëpitë të cilat janë në afërsi të lagjes Gjorçe Petrov, ku po zhvillohet protesta e cila tani më ka eskaluar. 

“Situata është tejet e tensionuar. Të gjithë jemi në panik dhe për këtë shkak janë larguar gratë dhe fëmijët nga shtëpitë të cilat janë më afër maqedonasve. Burrat janë mbledhur dhe presin se çfarë do të ndodh më tutje”, thonë banorët e fshatit Llokë.

LEXO- Çfarë ndodh aktualisht në Shkup

Policia mundohet ta mbajë grupin e acaruar të të rinjve nën kontroll mos të kalojnë në lagjen e Nerezit ku ka shqiptarë. Gazetari i Portalb raporton se policia RREPTËSISHT ndalon xhirimin duke konfiskuar materialin nga gazetarët. 

Exit mobile version