Site icon PORTALB

Zaev për herë të parë mysafir tek Pendarovski, nuk dhanë deklarata

Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaev

Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaev

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev sot e kishin takimin e parë në vilën presidenciale në Vodno, që pas marrjes së funksionit të Pendarovskit, si president i pestë i shtetit më 12 maj, përcjell Portalb.mk.

Zaev nuk ishte I pranishëm në inaugurimin e Penarovskit për shkak se ishte në pushim dhe takimin e parë zyrtar e realizoi gjatë ditës së sotme.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit thuhet se Pendarovski e Zaev kanë biseduar edhe për nevojën e paraqitjes së tyre të përbashkët në plan ndërkombëtar dhe intensifikimin  e procesit të reformave për realizimin  perspektivës evropiane të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarit.

Pendarovski nga ana tjetër ka filluar të kompletojë kabinetin e tij. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski nga java e ardhshme do të transferohet në Vodno ku do të ushtrojë postin e sekretarit të përgjithshëm në Presidencë.

LEXO: Zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski, do të emërohet sekretar i përgjithshëm i presidentit Pendarovski

Exit mobile version