Site icon PORTALB

Timonie: Marrëveshja e Prespës të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet

Kristian Timonie

Kristian Timonie

Ajo që është në letër s’vlen gjë, marrëveshja duhet të jetësohet dhe të zbatohet, tha për Marrëveshjen e Prespës ambasadori francez Kristijan Timonie në konferencën shkencore që u mbajt në Manastir me rastin e 100 vjetorit të Marrëveshjes së Versajës, transmeton Portalb.mk.

“Le të punojmë për pajtim, e veçanërisht duke nxjerrë mësime nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Marrëveshja e Prespës hap një perspektivë të re, gjegjësisht tregon se sa e pasur mund të bëhet puna diplomatike për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila ka bërë disa hapa përpara drejt pajtimit. Por gjithçka që është në letër nuk vlen fare nëse njerëzit nuk punojnë. Ky është edhe thelbi i një marrëveshjeje, përveç që duhet të përgatitet, ajo duhet të jetësohet dhe të zbatohet për një të ardhme më të mirë dhe për të mirën e njerëzve “, tha Timonie.

Shtoi se të gjitha gabimet, tragjeditë, por edhe fitoret që kanë qenë në të kaluarën duan t’i shënojnë sot në Evropë së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version