Site icon PORTALB

Pogba viziton Mekën për Ramazan: Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë

Paul Pogba

Paul Pogba

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka bërë një vizitë në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Futbollisti 26-vjeçar bëri një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të religjionit islam në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit të futbollit.

Kjo nuk është vizita e parë e francezit, pasi këtë udhëtim e ka bërë edhe në dy sezonet e fundit, transmeton Telegrafi.

Paul Pogba (Foto Instagram)

Ai publikoi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram gjersa e ka shoqëruar me mesazhin, “Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë”.

Ndryshe, francezi po përballet me një të ardhme të pasigurt në klub dhe me Real Madridin që po e monitoron situatën.

Exit mobile version