Sigurimi i MPJ-së rrah një shkupjan
Sot rreth orës 12, në rrugën “Dame Gruev” në parkingun e Ministrisë së Punëve të Jashtume i punësuar në Ministri si sigurim ka rrahur një shkupjan, i cili ka dashur veturën e tij ta parkojë në parkingun për vetura zyrtare. Policija e ka konfirmuar ngjarjen.
Shkupjani edhe pse i është ndaluar të parkojë veturën, ka insistuar ta lejë aty veturën, pas çka është sulmuar nga sigurimi dhe është rrahur.
Për një kohë të shkurtër ka intervenuar policia, pas çka sigurimi i dhunshëm është dërguar në stacion policor, ndërsa shkupjani i rrahur ka marrë plagë më të lehta./portalb/