Site icon PORTALB

Grekët blejnë shtëpi dhe prona në Shqipëri!

Grekët blejnë shtëpi dhe prona në Shqipëri!

Grekët blejnë shtëpi dhe prona në Shqipëri!

Shumë qytetarë grekë nga Selaniku po vizitojnë Shqipërinë me qëllim blerjen e apartamenteve dhe pronave të ndryshme nisur nga çmimet e favorshme. Kjo nisur edhe nga programe të ndryshme të miratuara nga qeveria shqiptare që favorizojnë investitorët e huaj.

“Çfarëdo që ekziston në Greqi është edhe në Shqipëri tashmë, në aspektin e infrastrukturës dhe kushteve të tjera, me ndryshimin e vetëm që këtu çdo gjë është shumë më e lirë” , tha një grek nga qyteti i Volos-it duke treguar se 18 muaj më parë ka blerë një apartament në Durrës, transmeton Shekulli.

Agjentë nga Shqipëria dhe Bullgaria vijnë shpesh në Selanik në kërkim të njerëzve të interesuar për të blerë apartamente, të cilat mund të përdoren gjatë gjithë kohës, por sidomos gjatë pushimeve verore.

Në të njëjtën kohë, të shumtë janë ata që kanë shprehur interes dhe vazhdojnë të tregojnë. Kjo është konfirmuar tashmë nga të dhënat e mbledhura nga klubi i shqiptarëve në qytetin e Volos-it.

Exit mobile version