Site icon PORTALB

Mej paralajmëroi dorëheqje, filloi gara për pasardhës të saj

Ish-kryeministrja britanike Theresa May/ Foto:AA

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se do të japë dorëheqje para fazës së ardhshme të negociatave për Bregzitin. Edhe pse ajo nuk e publikoi datën se kur do të largohet nga funksioni, anëtarët më të lartë të Partisë konservative e filluan garën se kush do ta zëvendësojë.

Mes konservatorëve të cilët dëshirojnë ta zëvendësojnë Mej, janë tre ish ministrat në Qeverinë e saj – ish ministrja e Punës Ester Mekui (51), ish ministrja e Punëve të Brendshme, Amber Rud (55) dhe ish shefi i Diplomacisë, Boris Xhonson (54), si dhe ish ministri për Bregzitin, Dominik Rab (45), transmeton MIA.

Edhe disa ministra aktualë dëshirojnë ta zëvendësojnë Mejin, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant (55) dhe ministri i Shëndetësisë, Met Henkok (40).

Si kandidatë përmenden edhe iniciatorët për Bregzitin – Andrea Lidsom (56) dhe Majkël Gouv (51), ish diplomati Rori Stjuart (46), ish bankari Saxhid Xhavit (49) dhe Grejam Brejdi (51), kryetar i Këshillit të deputetëve konservatorë.

Exit mobile version