Prokuroria ende s’i ka analizat për MRP vaksinat, ndërsa lëndën e ka hapur para tre muajsh

Prokuroria e Shkupit ende është duke i pritur rezultatet e analizave për MRP vaksinat në të cilat kishte deklarata me afat të skaduar, ndërsa lënda për këtë rast është formuar para më shumë se tre muaj, më 29 janar 2019, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.mk.

Analizat mbi përmbajtjen e vaksinave të cilat duhet të tregojnë a janë të dëmshme për shëndetin, janë porositur dhe bëhen jashtë shtetit.

“Ekspertiza e vaksinave është në rrjedhë e sipër. Në pajtim me urdhrin e lëshuar nga prokurori publik, analizë nëse vaksinat janë në rregull dhe nëse eventualisht janë të dëmshme për shëndetin e pacientëve e kryen Qendra për testim dhe kontroll të ilaçeve pranë Fakultetit për farmacisë në bashkëpunim me laborator të një tjetër vendi anëtar të rrjetit të laboratorëve zyrtare për kontroll të ilaçeve OMCL, si dhe Agjencinë për ilaçe dhe mjete ndihmëse MALMED.  Deri në këtë moment, në Prokurorinë publike nuk ja arritur konkluzion dhe mendim i ekspertizës, kurse pritet të arrijnë edhe të dhënat tjera që i kemi kërkuar” , thonë nga Prokuroria e Shkupit.

Së këtejmi në fund të janarit, njoftuan se kanë hapur lëndë në bazë të informatës së pranuara pasi skandali shpërtheu në publik.
Atëherë paralajmëruan se do të kontrollohet edhe nëse kanë ekzistuar parregullsi gjatë importit të vaksinave, afatin e tyre të përdorimit, si dhe pasoja të dëmshme të shkaktuara eventualisht.  Pas disa ditësh, atëherë, u realizua kontroll në firmën importues “Makedonija lek”, vaksinat janë regjistruar  dhe kanë mbetur të ruhen atje ,për shkak se ai është vendi i vetëm ku ka kushte adekuate. Janë paralajmëruar kontrolle edhe në MALMED edhe në Ministrinë e shëndetësisë.

Pasi kanë kaluar më shumë se tre muaj, sot pyetëm se në cilën fazë është rasti, nëse ka të cilët persona janë të dëgjuar dhe cilët janë ata si dhe deri ku janë analizat. Përgjigja të cilën e morëm është ky që transmetohet në të cilin theksohet se janë duke u pritur rezultatet e ekspertizës së vaksinave.

Kur u zbardh rasti, para se Prokuroria të hapë lëndë, kontroll të brendshëm në shtëpitë shëndetësore realizoi edhe Ministria e shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit janë gjetur gjithsej 635 kuti me MRP vaksinë në të cilat ka deklarata të cilat janë vendosur gabimisht. Qytetet ku janë gjetur janë: Krusheva, Struga, Velesi, Demir Hisari, Kriva Pallanka, Vevçani, Ohri dhe Shkupi.

Megjithatë, faktorët kompetentë atëherë e qetësonin opinionin se MRP vaksinat me të cilat vaksinohen fëmijët e tyre nuk janë me afat të skaduar, por vetëm me deklarata të gabuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button