Site icon PORTALB

Personat me nevoja të veçanta, në autobusët e NTP-së mund të udhëtojnë me qen-shoqërues

Ilustrim

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup sot ka njoftuar se personat me nevoja të veçanta, duke filluar nga sot, do të kenë qasje të lirë në autobusët e tyre, edhe nëse janë të shoqëruar me qenë, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se NTP – Shkupi, si ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore, vendosi t’u del përballë personave me nevoja të posaçme që kanë qen shoqërues dhe t’u lejojë atyre përdorimin pa pengesa të shërbimeve të ndërmarrjes, respektivisht të lejojë hyrjen e qenve shoqërues në automjetet NTP dhe në kabinat e Teleferikut. Vendimi u mor duke pas parasysh faktin se qentë shoqërues janë ndihmë e madhe për këtë kategori të qytetarëve”, thonë nga NTP-ja.

Exit mobile version