Site icon PORTALB

Blero: Gati dueti me Dhuratën

Blero dhe Dhurata

Blero dhe Dhurata

Pop ylli shqiptar, Blero, ka deklaruar se pret që nënshkrimi i tij më i ri në kompaninë e tij, Dhurata Ahmetaj, të jetë yll i madh i të ardhmes në skenën muzikore shqiptare. Tashmë dhe bashkëpunimi i parë mes tyre është i gatshëm.

Blero së fundmi e ka themeluar kompaninë e tij Blero Ent. ku ai do të punojë në projektet e tij dhe të talentëve të së ardhmes, sikurse që është bukuroshja Dhurata Ahmetaj.

“Siç e dini kemi nënshkruar me Dhuratën. Dalja e saj me projekte të reja do të jetë në muajin tetor, por për momentin jam në Suedi për t’u takuar me disa producentë dhe kompani të klipeve. Unë besoj shumë në talentin e saj dhe mendoj se është artiste e kompletuar e cila brenda një viti dotë jetë një top emër”.

“Projekti i parë do të jetë në duet me mua. Tashmë kënga ka përfunduar dhe është punuar nga Blero Ent. dhe Rock City”, ka deklaruar Blero për Telegrafin.

Exit mobile version