Site icon PORTALB

Stërvitja e parë e Januzajt me Belgjikën (Video)

Stërvitja e parë e Januzajt

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ka marrë pjesë në stërvitjen e parë me Kombëtaren e Belgjikës para ndeshjeve miqësore me Luksemburgun dhe Suedinë, para nisjes për në Brazil.

Ylli 19-vjeçar i Manchester United i është bashkuar edhe 11 lojtarëve të tjerë të Premier Leagues si Fellaini, Hazard apo kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany.

Shqiptari ka qënë në qëndër të vëmëndjes së gazetarëve vendas në stadiumin e Genk, ndërsa nuk kanë munguar as autografet për fansat e shumtë.

Një ditë më parë, gjatë konferencës për shtyp me trajnerin Marc Wilmots, Januzaj u shpreh se Belgjika do të jetë kombëtarja e tij e vetme.

Exit mobile version