Site icon PORTALB

Haraçinasi në veturë kishte 10 emigrantë, i arrestoi policia

Arrestim, MPB, Policia

Foto ilustrim

Në autostradën Shkup – Veles, dje gjatë mbrëmjes, shërbimet policore kanë ndaluar një veturë, në të cilën kanë gjetur dhjetë emigrantë, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), vetura e llojit “Opell” ka qenë duke u vozitur nga I.M. (54) nga fshati Haraçinë e Shkupit.

Emigrantët dhe I.M. janë dorëzuar në Stacionin Policor të Velesit për procedurë të mëtutjeshme, dhe pasi rasti të dokumentohet në tërësi, kundër I.M. do të ngritet kallëzim adekuat.

Exit mobile version