Site icon PORTALB

Shkup, kaosi vazhdon,policia përleshet me protestuesit në Shkup (VIDEO-FOTO)

Policia në lagjen Gjorçe Petrov

Policia në lagjen Gjorçe Petrov

Update-
Policia thotë se grupa e madhe e protestuesve është përmbysur. Por në terren ka grupe të vogla të cilët sapo shkatërruan kazinon Senator duke nxjerrë aparatet e lojës në rrugë.
Policia njofton se ka arrestuar 27 persona që aktualisht gjenden në stacion policor.

Update-
Në orët e mbrëmjes hyrja për në Shkup nga drejtimi i Tetovës, është e bllokuar tërësisht.Çdo dalje nga lagjja e Gjorçe Petrovit ka polici.

Protestohet sërish nga të rinjtë maqedonas të cilët kanë sulmuar policinë me gurrë dhe mjete tjera të forta. Ata bërtasin parula nacionaliste anti-shqiptare.
Në këtë ka reaguar policia me shok bomba dhe shkopinj. Policia është në prani të madhe, me qindra. Raportohet për një polic të lënduar.
Janë arrestuar dhjetëra protestues dhe ka dhjetëra të lënduar. Vetura të ambulancës ka në terren. Situata vazhdon të jetë e njëjtë disa orë.

Policia mundohet ta mbajë grupin e acaruar të të rinjve nën kontroll mos të kalojnë në lagjen e Nerezit ku ka shqiptarë. Gazetari i Portalb raporton se policia RREPTËSISHT ndalon xhirimin duke konfiskuar materialin nga gazetarët. 

Duke intervenuar dhe arrestuar policia.




Më herët, polcia ka mbrojtur me gardë urën e Sarajit, ku grupa e protestuesve ka tentuar të kalojë.

Bllokimi i rrugës është bërë që në hyrje të  Shkupit dhe deri të qarkorja ku është vendosur statuja e Gjorçe Petrovit. Pikërisht në këtë pjesë të kësaj lagjeje mbrëmë është ushtruar dhunë duke demoluar objektet në pronësi të shqiptarëve, pas vrasjes së maturantit Angel Petrovit.

Në mes të rrugës qëndron një patrullë policore me dy vetura, ndërsa përgjatë gjithë rrugës kryesore të Gjorçe Petrovit vërehen pzigauer policor dhe pjesëtarë të njësitit policor “Tigrat”.

Deri më tani nuk ka ndonjë sqarim nga ana e policisë, nëse kjo është marrë si masë preventive ndaj thirrjeve të vazhdueshme që nxisin urrejtje.

Exit mobile version