Policia tre ditë me radhë nuk ka përgjigje se zbuluesi Jonçe Grujoski është vravë apo vetëvrarë. Edhe pas obduksionit akoma nuk ka përgjigje si ka vdekur dhe cila është arsyeja e fundit fatal të këtij ish pjesëtari të tigrave.
41 vjeçari Jonçe Grujoski është gjetur i vrarë në Agjensionin për zbulim me plagë armësh në zemër, ndërsa në zyrën e tij ku është vrarë është gjetur edhe një pistoletë që është marrë në investigim. Rastin e kanë lajmëruar nga Spitali i Qytetit ku Grujoski është dërguar dhe është konstatuar vdekja. Nga MPB thonë se gjatë ditës së nesërme priten më tepër detaje nga rasti./portalb/