Site icon PORTALB

Genc Prelvukaj në prag të vendimeve jetësore

Rep artisti dhe producenti i njohur Genc Prelvukaj si duket ka vendosur të bëjë një ndryshim në jetën e tij. Kjo duke u bazuar në mbishkrimin që artisti e ka lënë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku Prelvukaj ka bërë të ditur se është në prag të disa vendimeve.

“Në prag të disa vendimeve që ndryshojnë shumëçka tek unë”, ishte postimi i tij i cili nuk tregon asgjë më shumë rreth vendimeve që do të marrë këngëtari.

Ndryshe gazeta Tribuna ka bërë përpjeke për të kuptuar diçka më shumë rreth kësaj, mirëpo ka qenë e pamundur pasi që Prelvukaj nuk është lajmëruar në telefon.

Mbetet të shihet se çfarë vendimesh do të marrë ai. Ndryshe këngëtari pritet që të vijë edhe me projekte të reja në prag të sezonit veror./ Tribuna

Exit mobile version