Site icon PORTALB

Të paktën 70 emigrantë afrikanë mbyten në brigjet e Tunizisë

Foto arkivi

Të paktën 70 emigrantë afrikanë humbën jetën pasi sot anija e tyre u fundos në brigjet tuniziane, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 70 emigrantë afrikanë janë mbytur në brigjet e provincës Sfax të Tunizisë”, raportoi Agjencia Tuniziane e Lajmeve.

Gjashtëmbëdhjetë të tjerë u shpëtuan, thonë gjithashtu nga agjencia, duke shtuar se anija fatkeqe me siguri është nisur nga Libia fqinje.

Nuk janë zbuluar më shumë detaje, por raportohet se përpjekjet për shpëtim janë duke u zhvilluar krahas parashikimeve që numri i të vdekurve të rritet edhe më shumë.

Exit mobile version