Site icon PORTALB

Zeqiri: BDI le të pyet popullin për koalicionin me Gruevskin

Ne si RDK e përkrahim iniciativën për votëbesimin e Qeverisë dhe do të votojmë kundër Qeverisë së Gruevski, thekson Zeqiri

Ne si RDK e përkrahim iniciativën për votëbesimin e Qeverisë dhe do të votojmë kundër Qeverisë së Gruevski, thekson Zeqiri

Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri sot para gazetarëve në Kuvend tha se BDI ka kohë për të dalë në konsultime me popullin për atë se a duhet apo s’duhet të jenë në koalicion me VMRO-në e Gruevskit.

“Kam një sugjerim për kolegët e BDI-së, ata kanë kohë sot, nesër e pasnesër të dalin të konsultohen me popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë, të cilin e përfaqësojnë në Parlament dhe Qeveri. Mendoj se deputetët e BDI-së duhet të votojnë kundër kësaj qeverie, e cila qeveri në thelb ka qenë antishqiptare dhe ka promovuar sistem të qeverisjes me iniciativë, me sipërmarrësi për ministrat maqedonas, kurse ministrat shqiptar vetëm kanë qenë kukulla në Qeverinë e Gruevskit“ tha Zeqiri.

Sipas tij, meqenëse kryeministri Gruevski gëzon shumë pak reputacion ndër shqiptarët, ata nuk e përkrahin këtë politikë, këtë qeveri antishqiptare, që në mënyrë permanente po sfidon dhe provokon ndjenjën etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

“BDI si përfaqësuese e popullit shqiptar në Qeveri duhet të dalë dhe konsultohet dhe pasi ta merr mendimin nga populli shqiptar të reflektojë në ditën kur do të votohet votëbesimi i Qeverisë.

Ne si RDK e përkrahim iniciativën për votëbesimin e Qeverisë dhe do të votojmë kundër Qeverisë së Gruevskit” deklaroi Izet Zeqiri. /Portalb 

Exit mobile version