Site icon PORTALB

Një taksist i rrejshëm plaçkiti dhe sulmoi një person

Gruaja hipi në automobil me shpresë se do të shkonte deri në shtëpi. Por tek fshati Alinci, vozitësi i tha gruajës dhe dy udhëtarëvve tjerë që të dalin nga automobili dhe ta presin, për të kryer një punë

Gruaja hipi në automobil me shpresë se do të shkonte deri në shtëpi. Por tek fshati Alinci, vozitësi i tha gruajës dhe dy udhëtarëvve tjerë që të dalin nga automobili dhe ta presin, për të kryer një punë

Një banore e Prilepit është plaçkitur dhe sulmuar prej një vizitësi, i cili iu prezantua si taksist dhe i cili duhej ta dërgonte deri në shtëpi, kumtoi MPB-ja.

Të hënën rreth orës 17:30 shtatëdhjetë e dy vjeçarja N.J nga Prilepi ka pritur transport në fshatin Llozani të Manastirit. Derisa ka pritur u ndal një automobil, shoferi i të cilit u prezantua se është taksist ku me vete kishte edhe tre udhëtarë.

Gruaja hipi në automobil me shpresë se do të shkonte deri në shtëpi. Por tek fshati Alinci, vozitësi i tha gruajës dhe dy udhëtarëvve tjerë që të dalin nga automobili dhe ta presin, për të kryer një punë.

Më pas banorja e Prilepit u sulmua dhe u plaçkit. u godit me shkelma dhe grushta dhe i vodhën tre unaza të arit, zinxhirë, 1.200 denarë, gjegjësisht kanë bërë dëm prej rreth 40.000 denarëve. Policia punon në pastrimin e rastit. /portalb/

Exit mobile version