Site icon PORTALB

Hulumtim: Sistemi i meritokracisë dhe digjitalizimi i shërbimeve – formulë për administratë kualitative

Administrata publike

Administrata publike

Njëra ndër sfidat më të mëdha për çdo shoqëri demokratike moderne, ndërkaq në Maqedoninë e Veriut edhe njëra ndër kushtet për procesin e euro-integrimit është që të ketë administratë kualitative, optimale sipas numrit, e orientuar drejt qytetarëve. Ekzistojnë standarde dhe rruge sipas të cilës duhet që të lëvizin qeveritë që duan të bëjnë reforma në këtë fushë.

Thuhet në hulumtimin për reformat në administratën publike që Fondacioni “Metamorfozis” e ka zbatuar si pjesë e projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe Procesi i hyrjes në BE: Zbatimi i kritereve politike”, që e udhëheq Qendra për Tranzicion Demokratik nga Podgorica, Mal të Zi.

Shteti, edhe pse është përpjekur që të bëj reforma në këtë fushë më paku një dekadë e gjysmë, nuk ka bërë shumë deri më tani. Megjithatë, Maqedonia e Veriut sot mundet, nëse asgjë tjetër, të konfirmojë se ka drejtim të hartuar, ka rrugë të caktuar dhe ka disa ruta nga ajo rrugë që ka filluar t’i zbatojë.

Me fjalë tjera, strategjitë, planet aksionare, disa ligje kyçe – të gjithë këto janë miratuar dhe tani të njëjtat duhet që të zbatohe.

Për atë që vijon, dhe në bazë të hulumtimit të temës dhe në bazë të bisedimeve me ekspertët, mundemi t’i ndajmë rekomandimet e radhës:

Hulumtimin e plotë mund ta shihni: KËTU.

Exit mobile version