Site icon PORTALB

Lot dhe dhimbje! U nderua në Letoni ushtarakja shqiptare që humbi jetën

Nderimi i Zarifes

Gjatë paradites së sotme është zhvilluar një ceremoni nderimi për Nëntetetaren shqiptare Zarife Hasanaj që ndërroi jetë dje në Letoni ku nuk munguan lotët e kolegëve, shkruan Koha.

Ceremonia u zhvillua në kampin “Adazi”, ku të pranishëm ishin edhe ushtarakë nga Shqipëria, pjesë e misionit të NATO-s në këtë shtet.

Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën pas shpërthimit të një eksplozivi që kishte mbetur aty nga stërvitja e një vendi tjetër të NATO-s.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s. 

Exit mobile version