Site icon PORTALB

Dhanë betimin para presidentit 12 prokurorë të rinj kosovarë

Prokuroret e Kosoves

Prokuroret e Kosoves

Para Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot janë betuar solemnisht 12 prokurorë me mandat fillestar, njofton kabineti i presidentit.

Prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.

Këta prokurorë të rinj do të shpërndahen nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version