Site icon PORTALB

Ku janë reagimet e partive shqiptare?

Ku janë reagimet e partive shqiptare?

Ku janë reagimet e partive shqiptare?

Ngjarjet që pasuan pas vrasjes së maturantit Angel Petrov, krahas dhimbjes së shprehur nga asociacione të ndryshme, krijoji edhe shqetësime për eskalimin e situatës. Urrejtja që përhapej në shenjë hakmarrje e shoqëruar edhe me dhunë menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme, nuk ka shqetësuar shumë partitë e mëdha politike, veçanërisht ata të koalicionit qeveritar.

Ndonëse edhe një shkëndijë e vogël duhej që të shkatërronte bashkëjetesën në një lagje, ku ura ndan maqedonasit dhe shqiptarët, partitë e mëdha përveç LSDM-së, nuk reaguan për qetësimin e situatës.

Vetëm një pjesë e partive kanë bërë thirrje për pjekuri dhe qetësim të emocioneve duke dënuar njëkohësisht dhunën e ushtruar pas ngjarjes së mbrëmshme në Gjorçe Petrov.

“Ngushëllojmë familjen dhe bëjmë thirrje për pjekuri shoqërore”, tha Peter Shilegov zëdhënës i SDM-së.

Kryetari i partisë GROM dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefçe Jakimovski tha se ka tërhequr vërejtjen prej kohësh për rritjen e kriminalitetit në këtë regjion. Vrasja e djeshme, sipas tij, nuk ka karakter etnik dhe fetar, por bëhet fjalë për akt kriminal që tregon guximin e hajnave për të vrarë kur viktimat bëjnë përpjekje për të mbrojtur vetveten dhe pronën e tyre.

Vrasjen e maturantit e ka dënuar edhe kryetari dhe Këshilli komunal i Sarajit. Në komunikatën e mbajtur pas mbledhjes së këshillit, thuhet se dënojnë aktin e vrasjes dhe ngushëllojnë familjen e maturantit të vrarë. Nëpërmjet kësaj komunikate ata apelojnë tek institucionet që të parandalojnë akte të tilla.  /Portalb

Exit mobile version