Në orën 20:10, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në udhëkryqin për rrugën lokale për fshatin Leshok, ka ndodhur aksident trafiku mes një automjeti “Daevu Tiko” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 40 vjeçari Sh.I., nga fshati Debërc dhe automjetit “Folksvagen golf” me targat të Tetovës, e drejtuar nga 64 vjeçari nga fshati Tearcë, njofton Portalb.mk.
Në aksident, Sh.I., ka marrë lëndime trupore dhe me automjetin e Urgjencës është, ndërkaq më pas është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Ekspertizë ka kryer në vendin e ngjarjes ekipi i SPB Tetovë.