41 persona humben jetën pasi një aeroplan rus bëri një ulje emergjente dhe shpërtheu në aeroportin Sheremetyevo në Moskë të Rusisë.
Video në mediat sociale tregojnë pasagjerët që përdorin rrëshqitjet e daljes emergjente për t’i shpëtuar avionit Aeroflot që digjet, transmeton Alsat M.
Dy fëmijë dhe një mjek i fluturimit janë në mesin e të vdekurve.
Një dëshmitar tha se ishte një “mrekulli” që ikën nga avioni, i cili mbante 73 pasagjerë dhe pesë persona të ekuipazhit.
“Janë 37 të mbijetuar, 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.
Pesë persona të lënduar janë në spital.
Aeroflot, transportuesi kombëtar i Rusisë, tha se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”, por nuk funksionoi.
Disa fluturime janë transferuar në aeroporte të tjera.