„Ne nuk kemi dilema. Por ti ndihmojmë prokurorit Zvrlevski që edhe ai mos të ketë dilema. Zëri është i Nikolla Gruevskit”, tha Shillegov duke shtuar se ekspertiza është bërë në Beograd nga ana e një eksperti në fushën e Teknologjisë Informative të caktuar nga gjykata.
Nga LSDM-ja ekspertizën e dorëzuan në Prokurorinë publike, duke theksuar se është siguruar edhe një dëshmi për rastin ‘Banka e Maqedonisë’.
„Shpresojmë se kjo ekspertizë nga një institucion relevant do t’ia lehtësojë punën prokurorit publik Zvrlevski.