Si edhe të gjithë qytetarët edhe unë personalisht pres kjo ditë zgjedhore të kalojë në rendin më të mirë dhe tashmë sonte të dimë se cili do të jetë presidenti i pestë i shtetit, deklaroi presidenti Ivanov pasi që votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve në vendvotimin në Shkollën e mesme “Josip Broz Tito”.
Ivanov pret që presidenti i ardhshëm të ketë mandat shumë më të qetë, të përballet me të gjitha sfidat dhe të gjejë zgjidhje me të gjitha institucionet për mirëqenien e vendit, qytetarëve dhe për realizimin e qëllimeve strategjike që i kemi parashtruar.
“Presidentit të ardhshëm i dëshiroj t’i përmbushë të gjitha premtimet sepse e presin atë dhe ta ruajë dinjitetin e institucionit president”, tha Ivanov