Site icon PORTALB

MOST: Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë, janë vërejtur dy parregullsi të vogla (Video)

Zlatko Dimitrioski, "Most"

Iniciativa qytetare MOST, bën të ditur se sipas të dhënave të tyre, procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi të mëdha.

“Sipas të dhënave nga vëzhguesit tanë, bëjmë të ditur se në vendvotimin 2248/1 në Shtip, është vërejtur lexim i votës së votuesve. Para vendvotimit 0934 në Kratovë është vërejtur prezenca e një personi të pa autorizuar. Me ç’rast është njoftuar policia, dhe e njëjta ka larguar personin nga vendvotimi.  Sipas të dhënave të PVT programimit, dalja e votuesve deri në orën 11 është 11,2 për qind, deri në orën 12 është 16,2 për qind dhe deri në orën 13 është 21,3 për qind”, thonë nga MOST.

Pres konferenca e radhës nga kjo iniciativë do të mbahet në orën 17.

 

 

 

Exit mobile version