Site icon PORTALB

MOST: Vendvotimet janë hapur në kohë, nuk ka probleme gjatë procesit të votimit (VIDEO)

Zlatko Dimitrioski, "Most"

Asociacioni qytetar MOST e vëzhgon votimin e sotshëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonal, janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendosur vëzhgues, deri më tani nuk kanë vërejtur probleme gjatë procesit të votimit.

Gjatë ditës, përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.

Theksojmë që vëzhgues i MOST janë vetëm qytetarët të cilët mbajnë bluza të verdha të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2019“, posedon akreditim nga KSHZ dhe autorizim nga MOST vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Exit mobile version