Duma: Rama ka de facto qeveri teknike, skandal largimi i Bushatit

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ish deputetja demokrate Grida Duma nuk ka preferuar të japë emra për mënyrën se si opozita e ka konceptuar krijimin e qeverisë tranzitore. Duma theksoi se ky diskutim do të bëhet më konkret në momentin në të cilin thuhet, PO do të bëhet dhe Rama do ikë nga posti i kryeministrit, transmeton Balkanweb.

“PS sot është më shumë e përcarë se mund të duket në publik, për arsye se PS sot nuk përfaqësohet nga qeveria e vet, në kuptimin qoftë edhe të kontributeve që kanë ministrat aktualë, sepsë Rama sot po qeveris me ministra teknikë.Në shumicën e rasteve janë njerëz të panjohur që nuk kanë asgjë për të thënë në kuptimin individual. Rama sot ka de facto një qeveri teknike dhe kjo nuk përfaqëson gjë tjetër veçse një grumbull kukullash që ky njeri si e bëri me të gjithë akumulimin në një dorë të ekonomisë me njerëz të vetët, dhe kështu vazhdoi në 6 vite qeverisje. Arriti dhe kulmimin që zhduku edhe ministrat politike. Për mua është skandal i madh ajo që ka ndodhur me Bushatin, është skandal i madh me ministrin e jashtëm. Ai zhduk komponent të rëndësishëm, që kanë kontributin e vet në PS, kjo tregon qartazi që ky individi është individualisht në pushtet.” – theksoi Duma.

“Vetëm ikja e tij tregon sinjalin e parë se kemi vullnet, nëse nuk do të ndodhë kjo atëherë gjithçka tjetër do të jetë farsë.” -vijoi më tej ish-deputetja demokrate.

Për Grida Dumën opozita sot nuk mund të përcahet dot. Duke komentuar hyrjen e reja në parlament, për të zëvendësuar vendet e lëna bosh nga djegia e mandateve, Duma tha se të bësh opozitë është cështje konkrete, e nuk mund të bësh opozitë se ke mandat. “Opozitar të bën veprimi, kohëzgjatja, forca, qëndrueshmëria. Po nuk i quaj as tradhtar ata që kanë hyrë në parlament, i quaj njerëz të vegjël. ” -theksoi ajo.

“Patjetër që kjo hap një diskutim të madh, lista të hapura, për cilën arsye, e kam thënë plot herë, nëse nuk i bëjmë demokratët të ndjehen kontributor, pjesë aksionare të PD do të kemi nga këto situata plot. Listat e hapura sigurojnë që investimi i gjithë secilit të lidhet mirë me terrenin.” -theksoi Duma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button