Site icon PORTALB

Luanët sulmojnë dhe plagosin punonjësin e kopshtit zoologjik në Gjermani

Luan, ilustrim

Policia gjermane thotë se dy luanë meshkuj kanë sulmuar dhe plagosur rëndë një punonjës në një kopsht zoologjik në Gjermaninë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve DPA, citoi një zëdhënës të policisë në Walsrode, rreth 80 kilometra në jug të Hamburgut, të ketë thënë se punonjësi me përvojë kishte hyrë në kafazin e luanëve në kohën kur po ushqeheshin të shtunën në mëngjes.

Kujdestarët tjerë në kopshtin zoologjik Serengeti kishin parë kolegun e tyre të sulmuar, pas çka kanë ndërhyrë duke e shpëtuar punonjësin 24 vjeçar.

Pas sulmit, është transferuar në spital me helikopter, por thuhet se plagët fatmirësisht nuk janë vdekjeprurëse.

Exit mobile version