Në emailin e Portalb.mk janë dërguar disa fotografi në të cilat shihen disa qenë endacak në oborrin e shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë.
Qentë endacakë serish paraqesin rrezik për banorët e disa lagjeve në qytete të ndryshme të Maqedonisë, dhe strehimi i tyre vazhdon të mos jetë një nga prioritetet e duhura.
Qytetarët gjithmonë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e fëmijëve, e veçanërisht gjatë natës kur këta qenë sulmojnë njerëzit.
Ndryshe, shumica e qytetarëve të Maqedonisë (60.1%) konsiderojnë se zgjidhja më përkatëse për problemin me qentë endacak është të sigurohet strehimore ku do të strehohen, dhe madje më shumë se një e katërta e qytetarëve të anketuar (26.9%) do të adoptonin një qen nga rruga. konfirmon hulumtimi i dytë i mendimit publik të zbatuar për emisionin “Detektor” të TV Sitel, transmeton Portalb.mk.
-
- LEXO: Helmimi i kafshëve të pastreha: shpenzohen miliona për kompensim të dëmit, e jo për zgjidhjen e problemit
- LEXO: Qentë endacak shkak i shumë aksidenteve në komunikacion në Tetovë
- LEXO: Qentë endacakë viktima të njerëzve të çmendur – institucionet “të vdekura”
- LEXO: Hulumtim, ja çfarë mendojnë qytetarët për problemin me qentë endacak në Maqedoni
- LEXO: Grumbuj të qenve endacak shëtitën nëpër Tetovë (FOTO)