Maqedonasit me përkrahje të madhe ndaj ligjit për branitella

Qytetarët e Maqedonisë mbështetje më të madhe i japin VMRO-DPMNE-së qeveritare, mbështesin ligjin për të drejtat e posaçme të branitellave dhe pajtohen me politikat për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Siç tregon anketa e Institutit “Pavel Shatel” rejting më të lartë edhe më tej ka VMRO-DPMNE-ja në pushtet me 24.1 për qind nga të anketuarit, pas çka vijojnë LSDM-ja me 14.9 për qind, BDI-ja 5.5 për qind, PDSH – 4.1 për qind dhe RDK 1.8 për qind.

Qytetarët besim më të madh kanë në Nikolla Gruevskin, madje 24.7 për qind, ndërsa Branko Cërvenkovski, lideri i LSDM-së është në vendin e dytë me 7.3 për qind.

Vijojnë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Radmilla Sheqerinska, Rufi Osmani dhe Zoran Zaev, por madje 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë te askush apo nuk kanë përgjigje.

Në pyetjen nëse e mbështesin apo janë kundër ligjin për branitella, 59.8 për qind u prononcuan “po”, kundër janë 25.5 për qind.

Lidhur me përkatësinë etnike, 67.2 për qind e maqedonasve e mbështesin ligjin, kundrejt 17.3 për qind e shqiptarëve.

Për atë nëse i mbështesin politikat e Qeverisë për kontestin e emrit, 62 për qind pajtohen me to, ndërsa 27.1 për qind nuk pajtohen.

Instituti “Pavel Shatel” në periudhën mes 10 dhe 28 shtatorit zbatoi anketë telefonike të 6.060 të anketuarve me qëllim që të matet mbështetja e qytetarëve ndaj partive politike dhe liderëve politik në Republikën e Maqedonisë, si dhe perceptimin e tyre për kontestin e emrit dhe branitellat. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button