Site icon PORTALB

RMV: Pronari i portalit të lajmeve të rreme kundër Zaevit, punon në “ELEM”

Foto: SDK.mk

Gjorgji Pop-Gjorgjiev, i cili gjatë fushatës zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016, kishte regjistruar portale në Kroaci dhe Serbi, të cilët përhapnin lajme të rreme kundër liderit të Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, është i punësuar në ndërmarrjen shtetërore “ELEM”.

Pop-Gjorgjiev“ELEM” është i punësuar pak kohë para zgjedhjeve dhe para fillimit të fushatës zgjedhore, gjegjësisht më 12 shtator 2016.

Nga “ELEM”, për SDK.MK, konfirmojnë se personi Pop-Gjorgjiev është i punësuar në “ELEM”, në pozicionin e operatorit të sistemit në sektorin e Teknologjisë Informatike (TI), dhe është ende duke punuar në kompani. Si punonjës në sektorin e TI-së, Pop-Gjorgjiev merr pagë mujore prej 28.000 denarë.

“Është e vërtetë se personi Gjorgji Pop-Gjorgjiev nga 12 shtatori 2016 është i punësuar në “ELEM”. Megjithëse në media është raportuar se pikërisht ai kishte regjistruar portale dhe kishte përhapur lajme të rreme para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, ne s’mund të largojmë nga puna. Kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë ose procedim penal nga institucionet kompetente”, thonë “ELEM”.

Më 1 mars, 2017, publikoi se Pop-Gjorgjiev në konkursin e Agjencisë për Film në vitin 2016 ka marrë 130.000 euro para publike për prodhimin e një filmi dokumentar. Si pronar i Shoqërisë për prodhim të filmave, video filmave dhe programit televiziv “Nju Media 2016 SHPKNJP” ka marrë para nga shteti për filmin dokumentar të metrazhit të gjatë “Zërat (Kujtime për pjesëmarrësit e Ilindenit)”.

Më 16 nëntor 2016, nga portali kroat ALO.COM.HR filluan të përhapen tekste me tituj “Zaevi ka negociuar ndarjen e Maqedonisë në Zvicër”, “Çdo gjë për Sorosin: Sundimtar i kësaj bote dhe njeri i cili vendos për jetët tona ose një mashtrues i thjeshtë?”, të cilat shpërndaheshin me të madhe në Maqedoni në rrjetet sociale dhe citoheshin në portalet dhe televizionet pro-qeveritare. Tekstet në rrjetet sociale i shpërndanin anëtarët dhe mbështetësit e VMRO-DPMNE-së.

Në kërkuesin kroat të domeneve për portalin ALO.COM.HR thuhet se shfrytëzues është kompania Nju Media Enterprajz e regjistruar në Shkup.

Në tekstin hulumtues, më 18 nëntorit 2016, gazetarët e internet redaksisë të “NOVATV”-së e kontrolluan në kërkuesin kroat të domeneve portalin ALO.COM.HR dhe zbuluan se shfrytëzues është kompania Nju Media Enterprajz e regjistruar në rrugën Vasil Gjorgov 24/28 në Shkup, në lagjen Kapistec, pronar dhe menaxher i së cilës është Gjorgji Pop-Gjorgjiev nga Berova.

Lajmet e rremë në rrjetet sociale me të madhe i shkëmbenin anëtarët dhe përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, ndërsa citoheshin edhe në portalet dhe stacionet televizive pro-qeveritare, duke përfshirë edhe udhëheqësin e emisionit “Jadi burek”, Janko Illkovski.

Portali ALO.COM.HR është regjistruar më 15 nëntor, ndërsa të njëjtën ditë dhe nga e njëjta adresë IP në Serbi është regjistruar portal krejtësisht i njëjtë nën emrin SAZNAJEMO.RS. Edhe në portalin korat edhe atë serb janë botuar tekstet e njëjta të rreme kundër Zaevit, të shkruar në gjuhë kuazi-kroate me gabime të dukshme gjuhësore. Disa ditë pasi mediat e pavarura në Maqedoni e zbuluan se kush qëndron pas këtyre portaleve të rreme të lajmeve, ata u bënë të paarritshëm.

Në vitin 2017 Pop-Gjorgjiev gjithashtu ka figuruar si ueb administrator dhe punonjës i marketingut i portalit pro-qeveritar PULS24.MK në pronësi të Filip Petrovskit, atëherë drejtor i Arkivit të Shtetit dhe ish-lider i partisë e Djathta demokratike, e cili në vitin 2012 së bashku me anëtarësinë e partisë kaloi në VMRO-DPMNE. Emri i Pop-Gjorgjiev ishte edhe si ueb administrator i portalit pro-qeveritar A1.MK, i cili u hap në vitin 2014, si media rajonale dhe e kishte impresumin në portalin nga Maqedonia NAJADISE.MK. Emri i Gjorgji Pop- Gjorgjiev gjithashtu qëndron edhe në listën e zyrtarëve për mbrojtje të të dhënave personale të regjistruara në Regjistrin Qendror të kontrolluesve për Kompaninë për produksion, marketing, tregti dhe shërbime “Virtuvio SHPKNJP” menaxheri i së cilës është Filip Petrovski. E-maili i kësaj kompanie është i njëjtë me atë të firmës që e ka regjistruar domenin për ALO.HR. Në vitin 2015, media pro-qeveritare botuan një artikull me Gjorgji Pop-Gjorgjiev, si person pa punë i cili përmes projektit të qeverisë për vetëpunësim kishte marrë 3,000 euro para të pakthyeshme me të cilat e kishte hapur “TI kompaninë”. Emri Gjorgji Pop-Gjorgjiev është edhe në listën zgjedhore për të Djathtën demokratike të Filip Petrovski në Njësinë e tretë zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2011.

Exit mobile version