Site icon PORTALB

AGM-ja dezinformon se bashkëpunon me EFJ-në dhe IFJ-në

Foto schreenshot nga lajmi që recensohet

Burimi: KriThink

Asociacioni i gazetarëve të Maqedonisë (AGM), në komunikatën për opinionin, të cilën e transmetuan disa media, dhe në të cilën e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Televizionit 21, ndër të tjera, kishte shënuar edhe një dezinformatë.

Komunikata në shikim të parë duket ashtu siç duhet dhe paraqet një reagim normal, të cilin mund ta bëjë një shoqatë e gazetarëve. Por, atë që nuk duhet ta bëjë një shoqatë e gazetarëve është ta manipulojë dhe ta dezinformojë publikun.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: AGM: Dënim për sulmin ndaj ekipit të TV21, pa vonesë të sanksionohen dhunuesit

Data dhe koha e publikimit: 17.4.2019

Data e recensionit: 21.4.2019

Recenzues: Simona Atanasova

 

Në fakt, nga AGM-ja thonë se së bashku me EFJ-në dhe IFJ-në, bëjnë monitorim të shtuar të gjendjes së mediave në vend, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore, kur ekipet e gazetarëve shpesh herë janë caqe të sulmeve, kërcënimeve dhe dhunës nga aktivistët politikë.

Por, kjo nuk është e vërtetë. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) nuk kanë pasur dhe nuk kanë bashkëpunim me AGM-në.

Me reagim dhe demant për këtë dezinformatë, u paraqit edhe Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierez, i cili përmes dy postimeve në “Twitter” njoftoi se EFJ dhe IFJ nuk bashkëpunojnë me AGM-në. Ai thekson se në Maqedoni ata bashkëpunojnë vetëm me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SPGPM).

Vërtetësia, llogaridhënia, transparenca, neutraliteti dhe profesionalizmi janë gjëra të cilave shoqatat e gazetarëve duhet t’u përmbahen në mënyrë rigoroze, përndryshe, ato do të humbasin kredibilitetin dhe reputacionin që e gëzojnë jo vetëm midis gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, por edhe te publiku i gjerë dhe bashkësia ndërkombëtare.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version