Masa kundër ndotjes së ajrit, Qeveria e uli TVSH-në për energjinë termike (VIDEO)
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komisioni Rregullatorë për Energjetikë dhe Qyteti i Shkupit kanë sjellë vendim për ulje të tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë termike (energjinë e nxehtësisë), nga 18 në 5 për qind, transmeton Portalb.mk.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev kjo masë do të jetë një motiv që të kthehen edhe amvisëritë që u shkyçen nga sistemi i ngrohjes qëndrore që nga vitit 2012-të.
“Me këtë masë dëshirojmë që t’i motivojmë qytetarët që të mos shkyçen nga sistemi i ngrohjes qendrore në Shkup, dhe besoj se do të jetë arsye që të kthehen edhe ato 14.000 familje të cilat u shkyçën nga vitit 2012-të. Njëkohësisht presim që të përfshihen edhe 10.000 amvisëri”, tha Zaev.
Zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli u shpreh i kënaqur që masa nga një premtim, kaloi në realizim.
“Kjo masë shkon në drejtim të direktivave të Komisionit Evropian nga viti 2006, që ka të bëj me sistemin e ngrohjes, dhe kjo shkon në drejtim përcaktimeve strategjike të Bashkimi Evropian, të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe”, tha Makraduli.
Sipas Zaevit, pas përfshirjes në sistemin e ngrohjes qendrore, çdo shtëpi do të ketë faturë mujore më të ulët për 220 denarë, ndërkaq ajo vjetore për mbi 2.600 denarë
Ky vendim u soll në takimin e grupit ndërresor për ambient jetësor që u realizua sot.