Site icon PORTALB

Theresa May shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes, Gavin Williamson

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson

Sekretari i Mbrojtjes në Britani Gavin Williamson është shkarkuar nga puna pas një hetimi mbi rrjedhjen e informacionit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Theresa May mori këtë vendim pasi  ishte  informuar për sjelljen e tij, pas një hetimi mbi rrjedhjen.

Ajo kishte “humbur besimin në aftësinë e tij për të shërbyer në rolin e tij “, thuhej në deklaratë.

Hetimi vjen pasi u raportua se ministrat kishin ngritur shqetësime rreth një plani për të lejuar qasje të kufizuar të Huawei për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit të ri 5G në Mbretërinë e Bashkuar.

Williamson ka qenë Sekretar i Mbrojtjes që nga viti 2017.

Exit mobile version