Site icon PORTALB

Qendra LOJA organizon për herë të tretë Festivalin e Filmit “Watch Out”

Qendra LOJA organizon për herë të tretë Festivalin e Filmit “Watch Out”

Qendra LOJA organizon për herë të tretë Festivalin e Filmit “Watch Out”

Qendra për Bashkpunim Ballkanik LOJA, për të tretën herë me radhë organizon Festivalin e Filmit “Watch Out”. Festivali do të mbahet nga 21 deri më 24 maj, në amfiteatrin e shtëpisë memorial të Partisë Komuniste në Tetovë.

Në keto tre vite , WatchOut është rritur për tu bërë një festival i njohur dhe i veçant në rajon. WatchOut në mënyrë aktive sjell vepra kineastësh nga rajoni dhe gjithë bota. 

Fillimisht i inicuar nga Qendra LOJA, Fondacioni – Robert Bosch dhe Instituti Goethe, WatchOut ka krijuar vazhdimisht mundësi për artistët që të shprehin lirshëm tregimet e tyre vizuale pa asnjë lloj presioni ideologjik, politik apo gjeografik.

Për këtë edicion të festivalit , më shumë se 100 filma ishin në konkurrencë . Filmat janë të ndarë në kategori dhe zhanre të ndryshme : filmi i shkurt, dokumentar , eksperimental dhe i animuar.

Duke ofruar edhe trajnime në prodhimin e filmit , WatchOut mbetet i përkushtuar për qëllimin e tij fillestar: mbështje per zhvillimin e skenës lokale, zbulimin dhe mbeshtetjen e artistëve të pavarur dhe kultivimin e audiences në Tetove dhe rajonin e Ballkanit.

Exit mobile version