Site icon PORTALB

FIBA do të zgjedh udhëheqësinë e re në kongresin në Pekin

Basketbollistët kosovarë me rekord

Ilustrim

Organizata Botërore e Basketbollit (FIBA) do të mbajë kongresin e rregullt në fund të muajit gusht këtë vit në Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).

Unioni i Basketbollit të Turqisë për AA konfirmoi se Kongresi i 21-të i FIBA-s do të mbahet më 29 dhe 30 gusht në kryeqytetin e Kinës.

Në kongres do të marrin pjesë delegacione të të gjitha 213 anëtareve të FIBA-s, ndërsa udhëheqësia e kryesisë së organizatës do të parashtrojë raport për aktivitetet paraprake dhe do të prezantojë planet për periudhën e ardhshme.

Në kongresin në Pekin do të zgjidhet edhe udhëheqësia e re e shtëpisë botërore të basketbollit, duke përfshirë edhe kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të FIBA-s.

Exit mobile version