Site icon PORTALB

UNHCR ka ndihmuar 250.000 të zhvendosur në Jemen

Jemen

Jemen

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) të martën ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti ka ndarë ndihma themelore humanitare për 250.000 persona të zhvendosur për shkak të luftës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e UNHCR-së në Jemen ka njoftuar në Twitter se shumica e njerëzve të zhvendosur brenda vendit në Jemen nuk kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Megjithatë, nga janari deri në mars, u ofruan ndihmë të paktën 250,000 personave të zhvendosur të cilëve u janë shpërndarë batanije, mjete kuzhine dhe ndihma të tjera.

Në Jemen, që për një kohë të gjatë është bastion i jostabilitetit politik, shpesh ndodhin konflikte midis militantëve Huthi dhe forcave pro-qeveritare.

Që nga shtatori i vitit 2014, Huthi ka kontroll mbi Sanaa-n dhe disa rajone të tjera, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur autoritetet në Jemen që nga marsi i vitit 2015.

Që atëherë, mijëra njerëz, duke përfshirë shumë civilë, janë vrarë në konflikte, ndërsa OKB paralajmëron se rreth 14 milionë njerëz janë në rrezik të urisë.

Exit mobile version