Site icon PORTALB

Mijëra demonstrues në rrugët e Parisit për 1 Majin, ndërhyn polica

Paris / Foto:AA

Në qendër të Parisit ka ndodhur përleshje mes policisë dhe mijëra qytetarëve të cilët u mblodhën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia franceze ka përdorur sasi të madhe të gazit lotsjellës për të parandaluar eskalimin e trazirave në afërsi të stacionin hekurudhor Montparnasse.

Mediat lokale lajmërojnë se në mesin e mijëra demonstruesve ka edhe protestues me maska në fytyrë, por edhe persona në jelekë verdhë dhe ata që mbanin flamuj të sindikatave franceze.

Policia franceze ka marrë masa të larta të sigurisë në Paris, ndërsa më herët paralajmëroi se “elementë radikalë” mund të përfshiheshin në mesin e demonstruesve paqësorë.

Më shumë se 7.400 oficerë policie janë angazhuar sot në rrugët e Parisit, ndërsa lëvizja jelekët e verdhë shpreh pakënaqësi me politikat ekonomike të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Exit mobile version