Site icon PORTALB

Është sulmuar një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë

Kishë sulm, foto ilustrim

Kishë sulm, foto ilustrim

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një kishë në veri të Burkina Fasos duke vrarë gjashtë njerëz, njoftuan zyrtarët e këtij vendit.

Raportohet se sulmuesit arritën në kishë me motoçikleta dhe vranë pastorin, dy nga djemtë e tij si dhe tre persona tjerë, transmeton REL.

Ky është sulmi i parë në një kishë që nga shpërthimi i dhunës xhihadiste në këtë vend të Afrikës Perëndimore në vitin 2016.

Që nga ajo kohë, në këtë vend, janë aktivë luftëtarët e lidhur me grupet militante Al-Kaida dhe Shteti Islamik.

Numri i personave që kanë marrë pjesë në sulmin e së dielës ende nuk është bërë i ditur.

Grupet islamike janë fajësuar për një numër të sulmeve në Burkina Faso gjatë viteve të fundit, raporton BBC.

Të premten, pesë mësues u vranë në një incident për të cilin u fajësuan grupet xhihadiste.

Exit mobile version